Site icon Telegrafi

Gruevski në takim me ambasadorin rus Scherbak, përsëri kërkon zgjedhje të reja

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Rusisë në Maqedoni, Oleg Scherbak. Takimi i cili është realizuar me kërkesë të ambasadorit të Rusisë, është biseduar për situatë aktuale politike në Maqedini dhe Rusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rreth çështjeve aktuale të formimit të Qeverisë, Gruevski ka deklaruar se pas kalimit të tij 20 ditëshit të tij është krijuar një situatë e pjekur për zgjedhje të reja me qëllim të përfundimit të krizës politike. Është e qartë se disa nga partitë politike në Maqedoni tregojnë frikë nga organizimi i zgjedhjeve të reja dhe ballafaqim të sërishëm me qytetarët”, thuhet mes tjerash në komunikatën e OBRM-PDUKM, pas përfundimit të takimit të Gruevskit me Scherbak.

Përkrah temave aktuale në Maqedoni dhe Rusi, në komunikatën e OBRM-PDUKM-së thuhet se, gjatë takimit është biseduar edhe për ekonominë globale dhe gjendjet ekonomike të Maqedonisë dhe Rusisë./Telegrafi/

Exit mobile version