Site icon Telegrafi

Gruevski: Në qeveri do të ulen njerëz që kanë afera kriminale

Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, sot ka folur për formimin qeverisë së re dhe ka theksuar se shpejtimi i qeverisë së re, bëhet me qëllimin për t’i kënaqur apetitet e anëtarëve të partisë pa shikuar aspak profesionalizmin dhe përvojën e tyre në të kaluarën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumë prej tyre, siç tha Gruevski, janë me afera kriminale dhe të korruptuar në punën e tyre të deritanishme, njofton AIM.

Ai vlerëson se politikën do ta krijojnë, ku hapat më të rëndësishëm për Maqedoninë do t’i marrin dhe në qeveri do të ulen njerëz nga LSDM, të cilët i humbën zgjedhjet dhe nuk morën mbështetjen nga shumica e qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version