Site icon Telegrafi

Gruevski në gjykatë në katër ditët e punës të kësaj jave

Nga pesë ditët e punës, vetëm ditën e enjte ish-kryeministri dhe deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruvski, nuk do të paraqitet në gjygj. Sot, nesër dhe të premten Gruevski do të paraqitet në seancë në lidhje me blerjen e veturës luksoze “Mercedes”, në lëndën e PSP-së të njohur si “Tanku”.

Të mërkurën është caktuar seanca dëgjimore “Trajektorja” për çështjen e autostradave “kineze”. Përveç kësaj, Gruevski të premten duhet të paraqitet në gjykatën për masën e kujdesit ndaj tij.

Lënda “Tanku” udhëhiqet nga gjykatësja Dobrilla Kacarska. Në seancën e kaluar ajo pranoi kërkesën e avokatit të Gjoko Popovskit, Bogolub Sofronievskit, dhe e shtyu seancën, për arsye se avokati nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’u përgaditur.

Në lëndën “Trajektorija”, që udhëhiqet nga gjykatësi Goran Boshevski, mbrojtja e kontesoton ekspertizën e PSP-së dhe i kërkoi 315 audio-inxhizuese dhe transkriptat, si dëshmi./Telegrafi/

Exit mobile version