Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ndodhet në Bruksel ku merr pjesë në një konferencë në Parlamentin Evropian që e organizon Partia Evopiane Popullore (PEP). Gruevski është takuar me Zhozef Doll kryetarin e PEP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në një deklaratë për AIM pas takimit, Gruevski tha se me Doll kanë biseduar për ngjarjet në Maqedoni dhe mënyrën e se si të shpejtohet anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO.
Gruevski theksoi se, gjatë bisedës ka ndjerë se në Bashkimin Evropian ekziston ndjenja e fajit për shkak të vonesës së Maqedonisë për anëtarësim.
“Kam ndjenjën nga biseda se edhe këtu në Bruksel ekziston ndjenja se ata kanë pjesë të fajit për atë që ndodh, në kuptimin se e kanë lënë të pres shumë Maqedoninë dhe nuk ia kanë dhënë atë që vendi e meriton”, ka thënë Gruevski për AIM./Telegrafi/