Telegrafi

Gruevski: Na ofendojnë vetëm pse e duam Maqedoninë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, është pritur me ovacione dhe duartrokitje në akademinë solemne me rastin e 124 vjetorit të OBRM-së dhe 27 vjetorit të partisë së tij, e cila është mbajtur në qendrën për kulturë “Aco Shopov” në Shtip.

Edhepse erdhi me 40 minuta vonesë, rreth 800 delegatë, ish-funksionarë dhe anëtarë të partisë duartrokitje dhe ovacione të shumta kanë pritur Gruevskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria aktuale turpërohet nga dita e OBRM-së. E ndërprenë traditën e ndarjes së çmimit shtetëror të 23 tetorit”, tha Gruevski.

Ai shtoi se ofendohen për shkak se e duan Maqedoninë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, ai tha se ato janë falsifikuar.

Ai ju ofroi mbështetje anëtarëve të partisë së tij, ata të cilët janë arrestuar dhe ata të cilët do të thirren për hetime.

Në fund të fjalimit Gruevski i ftoi anëtarët e partisë të bashkohen, pasi siç tha, të bashkuar nuk i gjen asgjë./Telegrafi/