Site icon Telegrafi

Gruevski: MPB-ja përgjon 100 zyrtarë të OBRM-PDUKM-së

Lideri i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka qenë i ftuar në emision ”Sedmica” në TV Alfa ku ka folur për ngjarjet e fundit në Maqedoni, zgjedhjet lokale dhe Qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja.

”Në shërbimet e MPB-së janë hapur dosie me titullin ‘Ekstremizmi dhe terrorizmi në Maqedoni’ ku janë të caktuar të përgjohen 100 persona, zyrtarë të OBRM-PDUKM-së” tha Gruevski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kemi informacione se përgjojnë në MPB dhe janë të angazhuar qindra njerëz për këtë punë. Nëse duan t’a demantojnë, do të duhet të lejojnë kontrolle të pavarura në këto shërbime” shtoi Gruevski për këtë temë.

Për temën e zgjedhjeve, Gruevski përmendi terrorin, frikësimin, blerjen e votave dhe keqpërdorimin e administratës. /Telegrafi/

Exit mobile version