Telegrafi

Gruevski merr pjesë në asamblenë politike të Partisë Popullore Evropiane

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, sot ka udhëtuar për në Luksemburg, ku po mbahet asambleja politike e Partisë Popullore Evropiane (PPE), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë qëndrimit në Luksemburg, Gruevski është takuar me disa përfaqësues evropianë, si komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn, Joseph Doll, kryetarin e PPE-së, eurodeputetin Lojze Peterle.

Në këtë asamble politike të PPE-së diskutohet për shumë tema, nga referendumi britanik, e deri te temat që ndëlidhen me krizën e refugjatëve.

Nuk raportohet për ndonjë diskutim të Gruevskit me krerët evropian, për krizën politike në Maqedoni./Telegrafi/