Nikolla Gruevski në një intervistë ka thënë se nëse LSDM-ja do t’i kishte fituar zgjedhjet, shqiptarët do të dëshpëroheshin shumë shpejtë nga Zoran Zaevi dhe nuk do t’i besonin në 20 vitet e ardhshme asnjë politikani maqedonas të ndershëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë nuk kam asnjë problem ku takohem me shqiptarët, por kuptohet se problemi kryesorë janë mediat të cilat shpikin. Unë vizitoj fshatra çdo ditë, ndërsa mediat shkruajnë negativisht për çdo ditë. Duhet të jem i pranishëm më shumë në mdeia dhe tu shpjegojë atyre qëndrimet e mia dhe do takuptojnë, pasi nuk janë të çmendur”, deklaroi Gruevski.
Ndërsa sa i përket Qeverisë së re, ai tha se do të mundohet që ta formojë atë me BDI-në./Telegrafi/