Telegrafi

Gruevski: Mediat dhe gjyqësori janë nën presiont të fortë nga pushteti i ri

Presionet mbi mediat dhe gjyqësorin në Maqedoni, si dhe atmosfera e përgjithshme në shoqërinë e shtetit pas ardhjes së qeverisë së re, ishin fokusi i bisedimeve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga AIM, Gruevski ka mbajtur fjalime në dy sesione të Samitit të Partitës Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, para kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit të Hungarisë, Bullgarisë dhe të tjerëve.

Gruevski gjatë takimit me Mogherinin ka theksuar se Maqedonia e meriton të jetë pjesë e BE-së dhe i ka thënë që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet.

Pas mbarimit të Samitit të PPE-së, Gruevski realizoi takim edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, me të cilin kanë biseduar për nevojën që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/