Gjykata e Apelit ka vendosur që kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, të mbetet edhe më tej pa pasaportë, kështu që ai nuk do të mund të udhëtojë jashtë vendit.
Me vendimin e Gjykatës së Apelit refuzohet kërkesa e liderit të OBRM-PDUKM-së, i cili përmes avokatëve të tij këroi pasaportën pasi i duhej për udhëtim jashtë vendit. Dje avokatët e tij si provë dorëzuan ftesën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gruevski është i akuzuari i parë në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore së bashku me bashkëpartiakët e tij, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska.
Për pasaportën e Sasho Mijallkovit akoma nuk është caktuar seancë./Telegrafi/