Site icon Telegrafi

Gruevski mbështet protestat e sotme: Është koha që t’i jepet mesazh LSDM-së

Ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka mbështetur protestat e sotme të organizuara nga partia e tij.

Ai në Facebook thotë se është koha që LSDM-së t’i dërgohet mesazhi i qartë se siç thotë, qytetarët duan ndryshime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka kaluar një vit, ndërsa rrallë dikush nuk e di gënjeshtrën e madhe të LSDM-së. Koha është që t’i dërgojmë mesazh të qartë. Se dijmë dhe shohim çfarë po ndodh. Se nuk pajtohemi. Dhe se duam ndryshime. Sot është mundësia, mbështetje për protestat. Maqedonia do të fitojë”, ka shkruar Gruevski.

Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja ka njoftuar se protestat kundër Qeverisë së Zaevit do të fillojnë në orën 20:00./Telegrafi/

Exit mobile version