Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot deklaroi se qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja po zbaton masa për uljen e standartit jetësor për qytetarët dhe jo për ngritjen e tij. Ai tha se nga premtimet e LSDM-së nuk do të ketë asgjë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Si edhe premtimet tjera të LSDM-së, ashtu edhe për uljen e harxhimeve për jetën e qytetarëve nuk do të ketë asgjë. Gjithë ajo që kanë bërë është në kundërshtim me atë që kanë paralajmëruar. Njoftuan se do t’i rrisin të ardhurat dhe pensionet, ndërsa penguan rritjen e tyre”, tha Gruevski pas vizitsë së Komunsë së Butelit.
Ai shtoi se janë ndaluar projektet më të mëdha ndërtimore në vend, siç janë të autostradave, Qendrës Klinike në Shkup, Teatri dhe projekte tjera.
“Gjithçka që duhe të ndërtohej dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, është ndaluar. Gjithë hapat që janë bërë janë në kundërshtim me atë që thonë se do të ulen harxhimet jetësore”, tha Gruevski./Telegrafi/