Telegrafi

Gruevski: LSDM-ja po bën teatër politik me ndërtimin e autostradave

Ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se LSDM dhe BDI me rindërtimin e rrugëve dhe autostradave bëjnë teatër politik.

“Qeveria e re e LSDM-së, e paaftë të bëjë ndonjë projekt dhe e motivuar që nga gjithçka të bëjë senzacion dhe raste të fabrikuara, ka ndërprerë ndërtimin e rrugës Shkup-Shtip, me arsyetim se firma ndërtuese ka kërkuar aneks dhe mjete shtesë. Në ndërkohë qindra tituj në televizione kanë ndihmuar qeverinë e re për këtë. Teatër politik”, shkruan mes tjerash Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej shton se nuk ka asnjë projekt infrastrukturor në Maqedoni, i cili nuk ka përfunduar me një ose më shumë anekse, pavarësisht nëse OBRM-PUKM-ja ose LSDM-ja kanë qenë në pushtet./Telegrafi/

Postimi i plotë i Gruevskit: