Site icon Telegrafi

Gruevski: LSDM-ja nuk kontribuon në stabilizimin e Maqedonisë

Nikolla Gruevski ka vazhduar me qëndrimin e tij dhe të OBRM-PDUKM-së se zgjidhje të krizës politike mund të ketë vetëm nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai e akuzoi LSDM-në se nuk ndërmerr hapa në drejtim të stabilizimit të Maqedonisë dhe se OBRM-PDUKM-ja nuk do ta paguaj faturën që e ka marrë LSDM-ja.

“Ne si parti edhe në periudhën e kaluar kemi dëshmuar se kemi dëshirë që të gjendet zgjidhje nëpërmjet dialogut mes partive politike. Do t’ua rikujtoj se së pari i kemi ofruar LSDM-së që në rast se heq dorë nga ”Platformë e Tiranës”, OBRM-ja është e gatshme të lejojë LSDM-në të jetë në pushtet një periudhë të caktuar”, ka thënë Gruevksi./Telegrafi/

Exit mobile version