Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, konsideron se LSDM-ja me paralajmërimin se do ta largojë taksën radio-difuzive dëshiron ta partizojë servisin publik (RTM) dhe të vendosë kontroll të plotë mbi të duke e vendosur drejt financimit të plotë përmes buxhetit. Gruevski tha se heqja e taksës radio-difuzive nuk do t’i zgjidh problemet ekonomike të qytetarëve. përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Problemet ekonomike të qytetarëve zgjidhen me investues të rinj të cilët do të hapin vende të reja të punës dhe do ta zvogëlojnë numrin e të papunëve, ndërsa me këtë i detyrojnë punëdhënësit t’i rrisin pagat dhe atë që të rritet standardi jetësor. Kjo është gjëja kryesore për përmirësim të stadardit të qytetarëve, e jo t’u pezullohet ose jo taksa radio-difuzive”, deklaroi Gruevski.
Ai theksoi se nëse diçka çon drejt kontrollit të tërësishëm të Qeverisë ndaj Radio-televizionit të Maqedonisë (RTM) është pikërisht që ajo të varet nga të hollat e buxhetit./Telegrafi/