Telegrafi

Gruevski kthehet në shtëpinë e tij të dytë, Gjykatën penale në Shkup

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thuajse çdo ditë është nëpër gjykatat e Maqedonisë, për të dëshmuar për lëndë që akuzohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sot për të është caktuar një seancë tjetër, për rastin T.N.T ku ai akuzohet për prishjen e kompleksit ”Kosmos” të ndërmarrësit Fijat Canoski, njëherit edhe kryetar i Partisë për Ardhëri Evropiane (PAE) me të cilin ishin në koalicion qeveritar nga viti 2006.

Së bashku me Gruevskin, në gjykatë do të duhet të paraqitet edhe ish-ministri Mile Janakieski i cili ka qenë i përzier në porosinë për të prishur kompleksin në fjalë.

Mendohet se vendimi i dhënë nga Gruevski për të prishur këtë kompleks vlenë 16 milionë euro dhe për këtë ka edhe dëshmi nga përgjimet jo-ligjorë që ndryshe njihen si ”bombat” e Zaevit. /Telegrafi/