Site icon Telegrafi

Gruevski kthehet në Kuvend, pritet të merr pjesë në seancë (Video)

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe deputet i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, një orë pasi u largua nga Kuvendi është kthyer sërish dhe pritet të merr pjesë në seancën për ndryshimet kushtetuese.

Ai më herët u largua pa dhënë asnjë sqarim dhe pas mos u përshëndetur me bashkëpartiakët e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gruevski e lëshon Kuvendin, nuk i përshëndet as kolegët e partisë së tij (Video)

Përndryshe, zyrtarisht nga Kuvendi njoftuan se seanca do të fillojë në orën 15:00, por e njëjta akoma nuk ka nisur dhe deputetët nuk janë të pranishëm në sallë.

Më herët disa media raportuan se shumica parlamentare ka siguruar dy të tretat e votave të deputetëve për të votuar për ndryshimet kushtetuese, ndërsa nga partia opozitare kërkuan që kryetari i Kuvendit pa shtyrje të shumta, propozimin e qeverisë ta vendos në votim./Telegrafi/

Exit mobile version