Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se kriza politike do të zgjidhet dhe se të gjithë do të dalin më të fuqishëm dhe më syçelë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai ka thënë se populli është më i fuqishëm dhe se çilido që është nisur kundër popullit, është i dënuar që të dështojë. Gruevski theksoi se Maqedonia do të kthehetnë rrugën e përparimit, zhvillimit ekonomik, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
Më tej, Gruevski theksoi se të gjithë ata që duan të ka kthejnë nga kjo rrugë, në fakt na bëjnë më këmbëngulës, më të fortë për të mbijetuar, për të luftuar dhe për t’ia arritur qëllimit.
Në lidhje me krizën e tanishme, Gruevski tha se kjo situatë e prishë qetësinë, paqen dhe përditshmërinë e qytetarëve dhe ndikon në ekonominë e vendit, edhe pse siç tha ai, tani për tani, ekonomia është stabile./Telegrafi/