Lidhur me ndalimin e sotëm të ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, disa deputetëve dhe funksionarëve të lartë të OBRM-PDUKM-së, ka reaguar Nikolla Gruevski.
Ai në konferencë për media akuzoi se pushteti aktual po i lë të lirë kriminelët e vërtet dhe po arreston ata të cilët kundërshtuan “Platformën e Tiranës”.
Gruevski kërkon ndërprerjen e këtij procesi dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë personave që sot u arrestuan.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së njoftoi se menjëherë pas konferencës do t’u bashkëngjitet protestuesve.