Telegrafi

Gruevski: Kemi ndërtuar qindra kopshte për fëmijë dhe qendra ditore

“Kujdesja për fëmijët është në fokusin tonë. Në dhjetë vitet e kaluar kemi ndërtuar dhe adaptuar qindra kopshte për fëmijë, ndërsa nëse kemi mundësi të realizojmë programin tonë, në të cilin planifikohen edhe 140 objekte për kujdesjen e fëmijëve parashkollor, mendoj se në masë të madhe do të kënaqim nevojat e qytetarëve”. Këtë sot e deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili ishte i pranishëm gjatë përurimit të fabrikës gjermane “Luteks” në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski shtoi se akoma ka shumë hapësirë për realizimin e objekteve për vendosjen e parashkollorëve, dhe siç tha, nëse do të ishin në përbërjen e re qeveritare në masë të madhe do të pëmbushnin nevojat kopshteve për fëmijë në Maqedoni./Telegrafi/