Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për së dyti herë e ka vizituar Shipkovicën, për të njëjtin qëllim, çështjen e dëmeve materiale të shkaktuara nga përmbytjet e vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve AIM, në këtë rajon janë sanuar 90% e dëmeve, pra janë paguar 500 mijë euro ndaj banorëve të Shipkovicës.
Gruevski është zotuar se do të bëj çmos që t’u del në ndihmë banorëve për sigurimin e një pjesë gurore të fshatit, që paraqet rrezik për banorët./Telegrafi/