Site icon Telegrafi

Gruevski ka kushte për një takim të mundshëm liderësh politik

Në lidhje me thashethemet për një takim liderësh politik, përgjigje ka dhënë ish-kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka deklaruar se do të merr pjesë në një takim liderësh, vetëm nëse paraprakisht dihet tema dhe plani i takimit. Ai theksoi se partia e tij nuk është kundër takimeve të liderëve.

Megjithatë, ai bëri të ditur se deri tani, nuk kanë marrë ndonjë ftesë, për një takim të mundshëm liderësh, duke shtuar se për momentin nuk ka asnjë iniciativë, e asnjë temë për mbajte të një takimi të tillë./Telegrafi/

Exit mobile version