Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares, ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të rishqyrtohet aktgjykimi për lëndën “Tanku”.
Sipas javores Fokus, avokatja e Gruevskit do të kërkojë që të shtyhet edhe fillimi i vuajtjes së dënimit prej dy vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është konfirmuar nga avokatja Sanja Aleksiq, e cila shpehet se menjëherë pas pranimit të aktgjykimit është dorëzuar kërkesa në Gjykatën e Lartë.
Përndryshe, Gruevski e ka pranuar aktin udhëzues që më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun hetues “Shkupi”./Telegrafi/