Telegrafi

Gruevski: Ishin zgjedhje jo korrekte, kishte keqpërdorime

Në fjalimin e tij lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski falënderoi anëtarësinë e partisë për përkrahjen e dhënë edhe në këto zgjedhje.

Ai tha se fushata kaloi në kushte jo korrekte, me kanosje, kërcënime, atmosferë të frikësimit, ku policia ishte mbrojtës kryesor i këtyre veprimeve jo demokratike.

Gruevski poashtu theksoi se kishte shume informata për blerje të votave dhe nuk kishte ditë që të ndalet fushata negative ndaj tyre, keqpërdorim të resurseve shtetërore dhe ka edhe indikacione për manipulim me fletëvotimet, dyshim për vjedhje të votave dhe të gjitha këto kanë pasur ndikim në rezultatet zgjedhore./Telegrafi/