Site icon Telegrafi

Gruevski: Isha i ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga PSP

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, në konferencë për shtyp tha se nga PSP sot është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për një lëndë e cila ndodhet në procedurë parahetimore.

Ai shtoi se kjo që bënë PSP është jogligjore, pasi siç shtoi, mandati i PSP-së ka kohë që ka kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Janeva tregon arsyet për marrjen në pyetje të Gruevskit

“Sot isha i ftuar si dëshmitar nga PSP, për siç thanë edhe ata një procedurë parahetimore. Ju thash se ajo që e bëjnë është joligjore, pasi mandati i tyre ka kaluar. Unë kam punuar në mënyrë ligjore, ndërsa kjo bëhet për të munduar qytetarët dhe për të defokusuar ata”, tha Gruevski.

Gruevski nuk tregoi se për çfarë lënde bëhet fjalë dhe cilët janë personat tjerë të akuzuar.

“Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për procedurë parahetimore, nuk mund të them asgjë”, tha Gruevski./Telegrafi/

Exit mobile version