Telegrafi

Gruevski: Investim me vlerë prej 40 milionë denarë në shëndetësi

“Për momentin vijon instalimi i pesë mamografëve të ri anembanë Maqedonisë, vendosja e katër prej të cilave janë në fazën përfundimtare. I pesti në Kamenicë të Maqedonisë është në fazën e instalimit, sepse atje vijojnë edhe punët ndërtimore për përgatitjen e terrenit”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në komunën e Prilepit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka theksuar se më parë ishin furnizuar dhe ndërtuar gjashtë mamografë në vendet më të mëdha të populluara në Maqedoni, mes të cilave edhe në Prilep.

“Për pesë mamografë të rinj investohen rreth 40 milionë denarë. Mamografët janë shfrytëzuar maksimalisht dhe kanë shpëtuar shumë jetë sepse bërja e incizimit në fazën e hershme të paraqitjes së kancerit te gratë është pothuajse garancë se do të shërohen”, ka theksuar ai.

“Furnizimi i mamografëve jo vetëm që do të thotë modernizim i infrastrukturës shëndetësore, por edhe shpëtim i shumë jetëve nëse në fazë të hershme zbulohet sëmundja përmes incizimeve”, ka potencuar Gruevski.

Ai ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë veç më ka bërë program për incizim të të gjitha grave mbi moshën 50 vjeçare të cilat ftohen për të bërë incizime, ndërsa këtë vullnetarisht mund të bëjnë edhe të rinjtë./Telegrafi/