Ish-kryeministri Nikolla Gruevski thotë se OBRM-PDUKM-ja është e gatshme që zgjedhjet të mbahen para kohe, nëse edhe opozita shpreh gatishmërinë që të del dhe të përballet me qytetrët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë deklaratë, Greuvski e ka thënë gjatë takimit me Christian Danielsson, drejtor i drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian (KE).
Në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, thuhet se bashkëbiseduesit kanë folur për gjendjen e tanishme politike në vend, ndërkaq Gruevski ka theksuar se për partinë e tij, parësore është normalizimi i situatës politike, sigurimi i qytetarëve dhe kthimi në rrugën e përparimit ekonomik.
Në lidhje me procesin integrues, lideri i partisë në pushtet shtoi se interesi strategjik i shtetit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO./Telegrafi/