Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, me 15 minuta vonesë ka arritur në Gjykatën Penale ku po mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën ai është i akuzuar nga Prokuroria Speciale.
Ai gjatë hyrjes në gjykatë ka injoruar gazetarët duke biseduar në telefon dhe nuk është përgjigjur në pyetjet e tyre lidhur me vendimin për burgosjen e tij, si dhe trazirat që po ndodhin kohëve të fundit në OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, në seancën e sotme për lëndën “Titanik” pritet të dëgjohen 400 “bombat” e papublikuara, të cilat janë pjesë e dëshmive materiale të propozuara nga PSP-ja.
Në lëndën “Titanik” të akuzuarit ngarkohen për mashtrime zgjedhore, dëmtim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë votimeve, si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YFWsDQrO3Uw