Site icon Telegrafi

Gruevski ia dorëzoi kabinetin Mickoskit

Kryetari i nderit i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot ia dorëzoi kabinetin kryetarit të sapozgjedhur të partisë, Hristijan Mickoski.

“Kryetari i nderit të OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski i dëshiroi sukses në punë, kryetarit të sapozgjedhur Mickoski, duke theksuar se anëtarët e OBRM-PDUKM-së dhe qytetarët presin urtësi dhe mençuri në vendimmarrje, si dhe vendosshmëri në përballjen me sfidat e imponuara nga Qeveria, para se gjithash fiaskon ekonomike që po i ndodh shtetit, qeverinë pa ide, lirinë e rrezikuar dhe shtetin e robëruar”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti më tej shtojnë se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski theksoi se udhëheqja e OBRM-PDUKM-së paraqet nder të madh dhe sfidë, se do të jetë maksimalisht i orientuar drejt plotësimit të pritjeve dhe krijimit të ofertës për atë që pritet nga OBRM-PDUKM që të jetë opozitë e përgjegjshme dhe kritike e ashpër e të gjitha politikave të pakuptimta nga qeveria.

“Prioritet do të jetë përforcimi i partisë, ndërsa OBRM-PDUKM-ja e fuqishme do të paraqet faktor në krijimin e të ardhmes stabile të shtetit, mbrojtja e interesave të shtetit dhe vendosja e prosperitetit ekonomik të nevojshëm për qytetarët, si dhe ndërtim i urave të bashkëpunimit”, theksoi Mickoski.

Exit mobile version