Site icon Telegrafi

Gruevski-Hellbach: Diskutojnë për Deklaratën e partive shqiptare

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, së bashku me anëtarët e Komitetit Qendror, sot realizuan takim me të dërguarin special për Evropën Juglinodre të diplomacisë së Gjermanisë, Christian Hellbach dhe ambasadoren e Gjermanisë në Maqedon, Christine Alt’hauzer. Siç njoftojnë nga ORBM-PDUKM-ja, në takim është diskutuar për disa tema aktuale që lidhen me ngjarjet politike, si dhe Deklaratën e partive shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana e OBRM-PDUKM-së, është theksuar se ajo që ndodh me Deklaratën e partive shqiptare është në një kohë të papërshtatshme.

“Shumica e qytetarëve ndjehen si dikush tjetër, dikush nga shteti fqinj po ua përcakton fatin, madje edhe një pjesë e madhe që kanë votuar për LSDM-në tani ndjehen të mashtruar sepse ata nuk kanë votuar për platformë që është krijuar pas zgjedhjeve”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti në takim gjithashtu është thënë se marrëveshja për koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së do të thotë shkelje të parimit “fituesi me fituesin”./Telegrafi/

Exit mobile version