Site icon Telegrafi

Gruevski fotografohet me kalimtarët (Video)

Sot pas dëgjimit të rastit “Tanku” në PSP, ku mbaroi për gjysmë ore, ish-kryeministri Nikola Gruevski nuk dha deklaratë për mediat. Me të dalur nga gjykata, ai kaloi para gazetarëve, bleu një kifle dhe jogurt nga shitësi para ndërtesës së Gjykatës.

Qesen me blerje ia dha sigurimit dhe ndaloi të fotografohet me kalimtarët.

Pas dëgjimi të rastit “Tanku” gjykata kishte dëgjuar tre dëshmitar për blerjen e “mercedesit”. Dy prej tyre janë të punësuar në MPB, të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e blerjes. Sot dëshmoi edhe drejtori i shitjeve në “Mak auto star”

Me 21 mars vazhdon gjykimi për “Tankun”

Në lëndën e “Tankut” akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish ndihmës-ministri në MPB, Gjoko Popopvski, për blerjen e “mercedesit” luksoz prej 600 mijë euro./Telegrafi/

Exit mobile version