Site icon Telegrafi

‘Gruevski është shpikësi i lustrimit’

Gjykata e Lartë Administrative më 12 dhjetor 2016 e ka bërë të pavlefshëm vendimin për lustrim të akademikut Bozhin Pavllovski të Komisionit për verifikimin e fakteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM kanë reaguar se lustrimi i anuluar i Bozhin Pavllovskit konfirmon se Gruevski është shpikësi.

‘Anulimi i lustrimit të akademikut Bozhin Pavllovskit nga ana e Gjykatës së Lartë Kushtetuese konfirmon se Nikolla Gruevski është shpikësi i lustrimit’.

Lexo po ashtu Gjyqi e anuloi vendimin për lustrim të Pavllovskit

Nga LSDM thonë se në Maqedoni zbatohen procese të montuara politike për llogaritje me qytetarët që refuzojnë t’i shërbejnë pushtetit kriminal.

Gruevski patjetër të përgjigjet për këto krime ndaj qytetarëve, thonë nga LSDM. /Telegrafi/

Exit mobile version