Javorja “Fokus” njofton se ish-partnerët e koalicionit qeveritar, OBRM-PDUKM dhe BDI bashkarisht kishin përgatitur një marrëveshje për koalicion, që tregon se grupet e punës të të dy partive politike kishin ra në ujdi për një ligj të ri për gjuhët.
Ata ishin dakorduar edhe për harmonizim të buxhetit, për hapje të debatit për simbolet shtetërore, si edhe për gjenocid ndaj popullit maqedonas dhe shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dy partitë politike kishin arritur në pajtim për përfaqësim të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët, përfshi edhe atë të emrit të shtetit.
Sipas kësaj javore, e vetmja gjë që nuk kishte një pajtim të dyanshëm ishte çështja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve.
Në pikën e parë, Kohezioni social, OBRM-PDUKM dhe BDI ishin dakorduar për një ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, çështjen e simboleve shtetërore, përfaqësim të drejtë në institucione dhe administratë, dhe për krime ndaj shqiptarëve dhe maqedonasve në të kaluarën në Maqedoni.
Në pikën e dytë të, Qëllimet e sistemit dhe sundimi i ligjit, OBRM-PDUKM dhe BDi janë dakorduar për reforma sipas Marrëveshjes së Përzhinos, Udhëzimeve të Priebe-së, dialogun për në BE, rritje të numrit të shqiptarëve në Entit Shtetëror për Statistika, si parakusht për realizimin e regjistrimit të popullsisë, përfshi ndryshime të Ligjit për zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pikën e zhvillimit ekonomik, të dy partitë kanë paraparë zona rurale, aspekte të viktimave të tranzicionit, shpërndarje të barabartë të investimeve të huaja, gasifikim dhe për bujqësinë.
Në pikën e marrëdhënieve me fqinjët, të dy partitë kanë arritur marrëveshje për çështjet me Bullgarinë, Greqinë, hapje të dy vendkalimeve kufitare në veri të Maqedonisë.
Sa ipërket NATO-s dhe BE-së, palët janë dakorduar për angazhim për zjgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët.
Për Decentrailizmin BDI dhe OBRM-PDUKM janë dakorduar për decentralizim fiskal dhe për zhvillim të barabartë rajonal.
Në pikën e fundit të programeve politike, të dy partitë janë dakorduar për harmonizim të programeve partiake në një program të përbashkët qeveritar./Telegrafi/