Gjykata e Apelit sot duhet të vendos për 1063 ”bomba” si materiale të përgjuara për udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së dhe në këtë seancë është edhe Lile Stefanova nga Prokuroria Speciale Publike e cila para gjykatësit tha se këto materiale asesi nuk guxojnë të trajtohen si biseda private, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Këto 1063 ‘bomba’ përmbajnë materiale të personave që janë nën hetime dhe asnjë bisedë nuk është me karakter privat mes të akuzuarve apo për jetën e tyre private me persona të tretë. Në këto materiale ka biseda mes Gordana Jankulloska, Mile Janakieski dhe Nikolla Gruevski të cilët asesi nuk mund të cilësohen si biseda private. Gruevski e ka ditur se përgjohet dhe për atë ka përdorë shkurtesa gjatë bisedave” tha para gjykatëses prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova.
Ajo shtoi se në disa biseda ende të pa publikuara, Gruevski ka sugjeruar edhe tjerët që të përdorin shkurtesa dhe mos të japin shumë detaje nëpër biseda telefonike. /Telegrafi/