Site icon Telegrafi

Gruevski duhet të paraqitet në gjykatë çdo të premte?

Portali PlusInfo bën të ditur se ish-kryeministri Nikolla Gruevski duhet të paraqitet në gjykatë çdo të premte, nga ora 08:00 e deri në ora 12:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski është i dyshuar për mashtrime zgjedhore në lëndën ”Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe se i është marrë edhe pasaporta diplomatike.

Gjykata nuk e ka demantuar këtë lajm, por janë përgjigjur për portalin në fjalë se ka patur shumë të dyshuar dhe se nuk kanë mundur që për secilin të publikojnë kohën e paraqitjes së tyre në gjykatë./Telegrafi/

Exit mobile version