Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, së bashku me ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, sot duhet të paraqiten në Gjykatën Penale, ku do të gjykohen për blerjen e paligjshme të “Mercedesit”.
Lëndën me emrin e koduar “Tanku” do ta gjykojë Dobrilla Kaxarska, e cila më herët akuzonte për manipulime gjatë shpërndarjeve të lëndëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Prokurorisë Speciale, në periudhën prej muajit shkurt deri në fund të tetorit të vitit 2012, Nikolla Gruevski si person zyrtare ka shfrytëzuar autoritetin dhe ka kërkuar nga ish-ministrja e atëhershme Gordana Jankulloska, të blej makinë të re të blinduar të tipit “Mercedes C-600”, duke favorizuar një kompani gjatë shpalljes publike.
Gruevski nga PSP-ja akuzohet edhe në lëndët “Shuplakat në Qendër”, “TNT” dhe “Fortesa-Shënjestra”./Telegrafi/