Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, është takuar me ambasadorin e Greqisë në Shkup, Dimitris Giannakakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim është folur për zhvillimet e tanishme politike në Maqedoni, sfidat me të cilat përballet vendi në sferën e brendshme, si edhe atmosferën e përgjithshme në sferën e jashtme.
Të dy palët janë dakorduar se edhe pse ka dallime për çështjen e emrit të Maqedonisë, megjithatë janë të nevojshme zhvillimi i marrëdhënieve të mira të ndërsjella./Telegrafi/