Site icon Telegrafi

Gruevski: Dëshmitarët e propozuar nga PSP dëshmuan në favorin tonë

Pas gjyqit të sotëm në Gjykatën Penale për rastin “Tanku”, ish-kryeministri Nikola Gruevski u ankua se gjykata përsëri, siç tha ai, jashtë orarit të punës, vazhdoi gjyqin pa shpjeguar se cila ishin arsyet për këtë. Sipas tij, rasti nuk ka nevojë për nxitim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse e dinin të na bëjnë këtë me 11-12 orë, por pa dhënë ndonjë shpjegim, kemi vazhdim të seancave, çka nuk ka ngjarë diçka e njëjtë në këtët gjykatë. Ju mund të vini re se tashmë gjithë punonjësit, përveç sigurisë, kanë shkuar”, tha Gruevski.

Ai theksoi se gjatë seancës u dëgjuan 11 dëshmitarë dhe se të gjithë dëshmuan në dobi të mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version