Telegrafi

Gruevski: Deri tani janë ndërtuar 74 shkolla

Gjatë vendosjes së gurthemelit të një bunkeri për akceletor të ri linear për nevojat e spitalit të përgjithshëm ”8 Shtatori” në Shkup, Nikolla Gruevski, ka folur para gazetarëve, duke thënë se deri tani janë ndërtuar 74 shkolla në Maqedoni.

“Ndërtimi i shkollave në Maqedoni është duke u zhvilluar mirë, deri tani janë ndërtuar 74 shkolla, 11 prej të cilave u ndërtuan vitin e fundit. Tre shkolla janë në fazën e ndërtimit, ndërsa edhe 5 do të fillojnë të ndërtohen vitin e ardhshën”, deklaoroi Gruevski.

Gruevski sqaroi se bëhet fjalë për gjithsej 19 shkolla të reja, në periudhën prej 2 vjetë e gjysmë, duke i marrë parasysh ato që u ndërtuan gjatë këtij viti si dhe vitin e kaluar, ato të cilat janë ndërtuar apo ato të cilat do të ndërtohen në periudhën prej 8 apo 9 muajsh./Telegrafi/