Site icon Telegrafi

Gruevski: Dera është e hapur për çdo mendim ndryshe

OBRM-PDUKM-ja të mërkurën nënshkroi memorandum me 5 shoqata për thellim të bashkëpunimit dhe realizim të bashkëpunimit me Federatën e Fermerëve, Asociacionin e Bujqëve, Shoqatën e Përfaqësuesëve të Forcave të Sigurisë – Bedem, Shoqatën Goransko dhe Shoqatën e maqedonasëve të besimit islam në Shkup. Gjatë kësaj ngjarje ai deklaroi se dera do të jetë e hapur për çdo mendim ndryshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Politikëbërja nënkupton një derë të hapur për çdo mendim dhe sugjerim i cili është i besueshëm, dhe i cili neve na bën më të mirë në zbatimin e poltikës. Prej kur OBRM-PDUKM-ja ka përgjegjësinë në mënyrë transparente dhe përmes partneritetit me grupe të ndryshme kemi hartuar shumë masa të përbashkëta me të cilat u kemi dhënë përgjigje shumë pyetjeve të hapura të qytetarëve”, deklaroi mes tjerash Gruevski.

Ai theksoi se thelbi i punës së tyre përbëhet nga tre gjëra kryesore: e para, ekzistenca e një programi të gjerë dhe me cilësi, e dyta, punë e përgjegjëshme dhe transparente, dhe e treta fjala e dhënë përmbushet me shumë punë dhe përkushtim./Telegrafi/

 

Exit mobile version