Në një intervistë televizive, ish-kryeministri Nikolla Gruevski thotë se nuk ka patur komunikim me gjykatës, e as që ka njohur ndonjë prej tyre, dhe se vetëm së fundmi ka filluar të njohë disa nga ata.
Mirëpo, në diskutimet e gjykatësve dhe në përgjimet e bombave mund të kuptohet e kundërta e asaj që thotë Gruevski.
Jordan Mitrinovski, ish-gjykatës, i ftuar më herët në emisionin “Click Plus”, thotë se nuk ka çfarë të fshehë, sepse Gruevski e kishte ftuar për t’i kërkuar që të jep dorëheqje.
Ndërsa në përgjimet, dëgjohet se si Aleksandra Zafirovska, ish-kryesuese e Këshillit gjyqësor, flet me Lençe Samarxhievskën, të cilës i tregon e ka njoftuar Gruevskin për konkurset që do të shpallen për Gjykatën themelore Shkupi 1 dhe Gjykatën themelore të Kratovës.
Në këto dy raste, kuptohet se Gruevski ka njohur dhe ka patur kontakte me gjykatës të vendit./Telegrafi/