Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është takuar me delegacionin e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) të udhëhequr nga Stefan Schennach, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në takim është biseduar për situaten e tanishme politike në vend, krizën si edhe për proceset integruese të rëndësishme për vendin.
Gruevski ka konfirmuar qëndrimin e tij se dalja nga kriza është vetem data e 5 qershorit, kur është caktuar mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përmes një procesi demokratik në të cilin, qytetariët do ta shprehin vullnetin e tyre dhe do të vendosin se kush do të qeverisë me vendin në të ardhmen.
Ai theksoi se prioriteti i partisë së tij është që të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike./Telegrafi/