Telegrafi

Gruevski: Dalja e BDI-së, veprim i tyre brendapartiak

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dorëheqjet e përfaqësuesve të BDI-së nga qeveria i vlerëson si punë brendapartiake, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se nuk ka ndonjë koment të posaçëm, pasi që është vendim i tyre, ndërkaq në lidhje me pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë qeveri të re, Gruevski është përgjigjur se radhën e kanë zgjedhjet dhe se qytetarët janë ata që do të vlerësojnë se çfarë qeverie duhet të bëhet në të ardhmen./Telegrafi/