Telegrafi

Gruevski: BDI-ja nuk e ka lëshuar Qeverinë

Derisa tashmë dihet se BDI-ja e ka lëshuar Qeverinë e Maqedonisë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, deklaron se kjo parti nuk e ka bërë një hap të këtillë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nga TV Telma, nëse Gruevski, si lider partie, është takuar me Ali Ahmetin e BDI-së, dhe nëse BDI-ja do të kthehet në Qeveri, Gruevski është përgjigjur se nuk ëshët takuar me Ali Ahmetin, dhe se nuk është e vërtetë që Qeveria ka mbetur vetëm me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në.

Gruevski thotë se në Qeveri është edhe BDI-ja dhe se informatat për Gruevskin janë se BDI-ja do të ndërroj kuadrin e saj, për të cilën gjë ka të drejtën e saj./Telegrafi/