Site icon Telegrafi

Gruevski: Bavaria premton mbështetje për Maqedoninë

Sot ka mbaruar vizita e partisë së OBRM-PDUKM-së në krahinën më të pasur gjermane në Bavari, me të cilën ka rritje të vazhdueshme të tregtisë në vitet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Morëm mesazh optimist nga ata, premtuan se do të ndihmojnë edhe më shumë në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Mund të ju them se do e kemi mbështetjen e Bavarisë edhe tani edhe në të ardhmen”, deklaroi Gruevski nga Minheni.

Një nga qëllimet e kësaj vizite, përveç marrjes së mbështetjes politike është edhe kontaktet me kompani nga Bavaria, të cilat vitin e kaluar realizuan shkëmbim tregtarë në vlerë prej 1,5 miliardë euro./Telegrafi/

Exit mobile version