Hetimet e reja të Speciales janë dënim për rezistencë në Kuvend për Ligjin e gjuhëve. Ky është reagimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, pasi që Specialja po e heton për dy raste të reja, për regjistrimin e popullsisë dhe ndërtimin e autostradës në Demir Kapi. Konkretisht, i pyetur nëse direkt me Ali Ahmetin janë dakorduar të anulohet regjistrimi i popullsisë, Gruevski tha se ai ka qenë vendimi i komisionit kompetent, njofton Alsat-M
Përndryshe, sot Prokuroria Speciale Publike (PSP) në opinion ka dalë me tre lëndë të reja për të cilat kanë përfunduar procedurat parahetimore dhe tashmë kanë të dyshuarit e parë.
Në lëndën e parë “Regjistrimi” të dyshuarit e kryesorë të PSP-së janë dy ish-partnerët e qeverisë së kaluar, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, të cilët sipas PSP-së kanë vendosur që të ndërprejnë regjistrimin e popullsisë në vitin 2011 vetëm që të vazhdojnë të qëndrojnë akoma në pushtet. Prokurorja Fetai theksoi se në ketë mënyrë dy të akuzuarit e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 175 milionë denarë. Ahmeti dhe Gruevski dyshohen për veprën “keqpërdorim te pozitave zyrtare dhe autoritetit”.
https://www.youtube.com/watch?v=c7u1VnTaTOU