Debati për demarkacionin këto ditë ka marr një kahje tjetër pas paralajmërimeve të Qeverisë ë Kosovës që kjo çështje do të dërgohet këtë javë në Kuvend.
Ekspertët që e kundërshtojnë këtë version, po përdorin adutet e fundit të tyre në mënyrë që të dëshmojnë se Kosova po humb territor nga ky proces.
Njëri nga ta është profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda i cili në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka sjell shumë harta botërore por edhe ato nga Mali i Zi që dëshmojnë se kufiri është në Çakor dhe jo se si është vendos në versionin zyrtar.
Profesori Gruda insiston se asnjë nga kriteret që kërkohen për çështjen e demarkacionit nuk janë respektuar nga komisioni shtetëror i Kosovës.
Ai e ka quajtur gabim fatal atë që është realizuar nga ky komision derisa u ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që ta refuzojnë këtë marrëveshje pasi sipas tij do të ketë pasoja të mëdha. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nGFXZQDcnKg