Telegrafi

Grubi: UÇK-ja është në Qeveri, komunat në Maqedoni udhëhiqen nga UÇK-ja!

Mbrëmë Artan Grubi, bartës liste në NJZ 1 në “Top Tema” në Telma ka thënë se UÇK-ja ka udhëhequr dhe ende është në Qeverinë e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘UÇK-ja e udhëheq Parlamentin, UÇK i udhëheq komunat në Maqedoni, tha Grubi dhe konfirmoi se shumica e veteranëve të UÇK-së në vitet e fundit janë punësuar në administratën shtetërore, por se ata marrin rroga dhe qëndrojnë në shtëpi.

‘Me kushtetutë gjuha shqipe është e barabartë kudo, Kushtetuta zbatohet në tërë territorin, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni. Shkupi është dygjuhësh, gjuhë shqipe flitet kudo, komuna e Butelit në të ardhmen do të menaxhohet nga kryetar shqiptar, duke u bazuar në politikat e BDI-së dhe rrethanave demografike’, tha Grubi. /Telegrafi/