Kryetari i Komisionit për çështje Evropiane dhe deputet i BDI-së, Artan Grubi duke e komentuar fjalimin vjetor të kryetarit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Kuvend, tha se e vetmja e mirë është që ky është fjalimi i tij i fundit.
Ai propozoi që parulla “Bojkotoj” e organizatës joqeveritare të riemërohet në “Ivanov”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe në seancën kuvendare në të cilën mbajti fjalim kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov, deputetët e BDI-së nuk morën pjesë.
Edhe Qeveria e Maqedonisë e komentoi fjalimin e kryetarit të Maqedonisë duke thënë se Ivanov nuk arriti dhe nuk do të arrijë të ndalojë integrimin e Maqedonisë./Telegrafi/