Site icon Telegrafi

Grubi: Koalicioni me OBRM-PDUKM-në nuk u bë sepse ashtu vendosi Ali Ahmeti dhe ashtu deshën shqiptarët (Foto)

Shefi i kabinetit të BDI-së, Artan Grubi, në profilin e tij në Facebook ka reaguar pas deklaratave të djeshme të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili tha se një telefonatë në momentin e fundit pengoi koalicionin mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së. Grubi shkruan se, ai koalicioni nuk ndodhi sepse ashtu vendosi Ali Ahmeti dhe se ka qenë dëshirë e shqiptarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shkruan, se tek Ahmeti nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, as nga brenda as nga jashtë, por sipas tij, ka qenë ngadhënjim i përcaktimit të tyre për barazi, reforma, sundim të së drejtës dhe integrim në NATO dhe BE.

“Tek Kryetari Ahmeti dhe BDI nuk ka patur asnjë ndërhyrje, as vendore, as të huaj e as fqinjësore, por ngadhnjeu përcaktimi jonë për barazi, reforma, sundim të së drejtës dhe integrim në NATO dhe BE që ishin të papërputhshme me VMROnë. Befasohem që akoma ka njerëz në Maqedoni që i besojnë Ivanovit dhe përallava të tij insinuative.
Ivanov përvec se po nxit krizë ndëretnike të paqenë dhe bllokadë institucionale, tash ka filluar edhe të shpif infantilisht duke u bërë për keqardhje”, shkruan Grubi./Telegrafi/

Exit mobile version